Një 103-vjeçar në Pakistan është rikuperuar nga Covid-19 dhe është bërë një ndër të mbijetuarit me moshë më të madhe në botë.
Aziz Abdul Alim, banor i një fshati në rajonin malor verior të Sitral, u largua javën e kaluar nga urgjenca e një qendër mjekësore pasi u diagnostikua me koronavirus në fillim të korrikut.
“Ne ishim të shqetësuar për të duke pasur parasysh moshën e tij, por ai nuk ishte aspak i shqetësuar”,- tha djali i 103-vjeçarit, Sohail Ahmed për Reuters, në një lidhje telefonike. Ahmed – tha se babai iu kishte rrëfyer se kishte kaluar më shumë gjera se sa koronavirusi.
Alim gjithashtu kishte nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike gjatë karantinës dhe trajtimit të tij, i tha Reuters doktor Sardar Naëaz.
Pakistani ka regjistruar më shumë se 270,000 raste me koronavirus dhe 5,763 vdekje.





