28 nëntor 2015 – Sot, shqiptarët kudo që janë festojnë 103-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ditën simbol të ngritjes së flamurit shqiptar.
Pavarësia, Ismail Qemali, figura qendrore e saj dhe Vlora, vendi i ngritjes së flamurit dhe shpalljes së këtij akti madhor, janë të lidhura në mënyrë të natyrshme e të pazgjidhshme. Ato nuk mund të mendohen e nuk mund të kuptohen veç e veç, të shkëputura e të ndara.
Në vitin 1912, krijimi i qeverisë së Vlorës me në krye Ismail Qemalin ishte një fitore e madhe e popullit shqiptar pas shekuj e shekuj lufte, edhe pse jashtë trungut të Shqipërisë mbetën shumë troje të tjera.
Sot, por edhe nesër që është festa e Çlirimit, janë programuar për t’u zhvilluar një sërë aktivitetesh festive, epiqendra e të cilave është Vlora dhe Tirana.
/portali DurresLajm/





