Itali, 2 korrik 2014 – Prokurori i Peruxhias, në pretencën e tij kundër një bande grabitësish të dhunshëm shqiptarë, kërkoi dënime shumë të rënda, sepse bëhej fjalë për grabitje me armë, me dhunë madje duke i torturuar viktimat.

Prokurori kërkoi për Gëzim Kukën (në foto nga e djathta), 30 vjet burg, për Altin Hoxhën (ne foto nga e majta) të mbiquajtur Syakulli, 24 vjet, për Andi Dobrozin 24 vjet, për Artan Dodën, 20 vjet, për Gjolek Ballshanin,16 vjet dhe pafajësi për Leo Ndreun.

Kjo bandë në vitet 2011-2012 ishte bërë tmerri i gjithë zonës së Peruxhias duke vjedhur 11 vila. Në vjedhje përdorej pa ngurruar fare pistoleta e pushka , dajaku e tortura kundra të zotve të vilave, kur ata ishin në shtëpi.

Banda sipas një vlerësimi të përafërt kishte vjedhur mbi 130 000 euro në para, arturina, orë të markave të shtrenjta sidomos Rolex, çanta, rripa e portofolë lëkure të markave të njohura deri edhe veshje firmato.

Vjedhjet kryheshin duke përdorur makina po të vjedhura për tu zhvendosur nga baza, ku strehoheshin, drejt vilës, që ishte objektivi i rradhës. Shumica e mallrave të vjedhura mbahej në ruajtje në shtëpinë e Gëzim Kukës kapobandës së tmerrshëm, vetëm eurot përdoreshin për të bërë jetë qefi në Itali dhe për t’i dërguar te të afërmit në Shqipëri.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/