Në 104-vjetorin e lindjes së piktorit të famshëm Ibrahim Kodra, Fondacioni “Ibrahim KODRA”, vjen në Durrës me një ekspozitë me plot 125 vepra të autorëve italianë, miq të artistit Kodra, të cilat do të ekspozohen në Galerinë e Artit Pamor ‘Nikolet Vasia’ nga data 22 prill e në vazhdim.

Galeria “Nikolet Vasia” i fton të gjithë të vizitojnë këtë ekspozitë të veçantë.

Kush ishte Ibrahim Kodra

Ibrahim Shaban Kodra u lind në Likmetaj të Ishmit më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri” ndërpritet kur ishte 20 vjeç (1938). Ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera, Milano.

Përfundon studimet në  Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës nën udhëheqjen e profesorit të tij dhe një prej piktorëve më 𝘧𝘶𝘵𝘶𝘳𝘪𝘴 𝘪𝘵𝘢𝘭𝘪𝘢 Carlo Corre, ku piktori shqiptar do të krijonte stilin e tij artistik, si abstraksion, art informal e kubizëm.

Ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork etj.

Artisti që krijoi miqësi me Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë, nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

E gjithë pasuria artistike që ka lënë pas në pikturë janë rreth 6 mijë vepra, të shpërndara në muze private, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.