DURRES, 23 Qershor 2013 – Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës në një komunikatë për shtyp njofton se vijon shoqërimi i materialeve zgjedhore nga punonjësit e Policisë nga QV-te drejt VNV-ve.

 Deri në orën 21.30 janë dorëzuar pranë VNV-ve  materialet zgjedhore të 105 qendrave të votimit në shkallë Qarku dhe aktualisht vazhdon shoqërimi i materialeve të qendrave të tjera. 

Pas dorëzimit të materialeve zgjedhore nga Komisioni, punonjësit e Policisë të ngarkuar me shoqërimin  e tyre kanë firmosur procesverbalin e  marrjes në dorëzim dhe janë larguar nga ambientet e KZAZ së bashku  me një kopje të tij. 

Në të gjithë qarkun e Durrësit janë hapur 444 qendra votimi të shpërndara në 16 njësitë administrative vendore të qarkut.

Policia e Shtetit organizon edhe ruajtjen e ambientit të Vendit të Numërimit të Votave prej orës 18.00 të ditës së zgjedhjeve deri në momentin e nxjerrjes së tabelave të rezultatit nga KZAZ-ja.