SHBA- Duket se seksi nuk është tabu për budistët pasi njëri prej mjeshtrave më të vjetër të kësaj feje, një 105 vjecar është nën akuzë për ngacmime seksuale.

Kështu sipas “The New York Times”, Joshu Sasaki, i njohur edhe si mësuesi i artistit Leonard Cohen ka sulmuar seksualisht nxënëset femra gjatë kohës që jepte mësime privatisht.

Ai është me origjinë nga Japonia, dhe  u vendos në SHBA në vitin 1962, kur hapi qendrën e parë Zen në Los Angeles e cila është një shkollë e mendimit budist.

Sipas akuzës, 105 vjecari ka ngacmuar seksualisht femra në mbarë SHBA-në gjatë 50 viteve ndërsa një këshill i pavarur me liderë budistë thonë se janë injoruar prej vitesh akuzat që i bëheshin mjeshtrit Sasaki për ngacmime seksuale.

Njëra prej të ngacmuarave është rrëfyer për gazetën prestigjioze se ka kaluar tre vite duke mësuar nga Sasaki në vitet 2000,  ai i prekte gjoksin gjatë mësimeve dhe i kërkonte t’i masazhonte organet gjenitale.

Një tjetër femër e ngacmuar prej tij thotë se ai i kishte thënë se “dashuria e vërtetë do të thotë që ta japësh veten”.