Në 105-vjetorin e Pavarësisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ngriti për herë të parë flamurin kuq e zi në sheshin e ri “Skënderbej”, por nuk i kurseu disa mesazhe me vlerë.

Sipas tij, edhe fakti që Tirana e ka shpallur pavarësinë më herët se pjesa tjetër e Shqipërisë tregon se gjithnjë ka qënë në avangard.

Veliaj shtoi ndër të tjera se: “Nuk jemi këtu nga rastësia, por produkt i burrave dhe grave që kanë marrë vendime të drejta për Tiranën”.