Është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë një prej vendimeve të rëndësishme që ka të bëjë me punësimet në administratë.

Qeveria miratoi planin vjetor të pranimit për vitin 2018 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil.

Këshilli i Ministrave vendosi që numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2018 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1073, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 20;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 83;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 305;

ç)  Për kategorinë ekzekutive 665.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:

– Shkenca juridike;

– Shkenca kompjuterike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.