Për shkak të agresionit të armatosur të Federatës Ruse në Ukrainë, numri i viktimave po rritet.
Deri më 18 mars, 109 fëmijë ishin vrarë dhe më shumë se 130 u plagosën.
Në qendër të Lviv, aktivistët dhe autoritetet vendase kanë vendosur ditën e sotme 109 karroca bosh për të simbolizuar fëmijët që janë vrarë gjatë pushtimit.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, 109 fëmijë ishin vrarë. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje raportin e zyrës të premten.
Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit pasi raportohet se deri më tani 55 fëmijë janë vrarë.
Numri i viktimave tek të miturit po rritet çdo ditë e më shumë.
Kharkiv – 34; Donetsk – 26; Chernihiv – 29; Mykolaiv – 20; Zhytomyr – 15; Sumy – 14; Kherson – 14






