Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përkujtuar 109-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.
Teksa rëndit në Facebook punët e bëra në shenjtores së madhe shqiptare, Veliaj zbulon edhe projektin e vitit 2020.
Sheshi "Nënë Tereza" në Tiranë do të kthehet në pedonale në vitin 2020.
POSTIMI I PLOTË
109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare!
Në 2018 – hapëm Mensën Sociale "Nënë Tereza".
Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës "Nënë Tereza".
Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin "Nënë Tereza".
Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë.





