Shqipëria feston sot 109-vjetorin e Pavarësisë. Nën tingujt e himnit kombëtar, në Vlorë, në sheshin e Flamurit u ngrit sot flamuri kuqezi në praninë e personaliteteve të larta të politikës shqiptare.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti Ilir Meta, kryeministri i vendit Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku i qytetit Dritan Leli.