5000 ton mallra janë përpunuar këtë të dielë në portin e Durrësit

“Anija Frojdi III”, ka shkarkuar 1702 ton hekur në kalatën 4.

Po në këtë kalatë është ankoruar edhe anija “Diamond”, e cila ka shkarkuar 3298 ton hekur.

E ndërsa “Ugur Dadayli” ka ngarkuar e shkarkuar 115 copë kontenierë.

Me datë 27 qershor, 3 anije të cilat janë në pritje, do të shkarkojnë 6743 ton mallra, në portin më të madh në vend.

Përkatësisht anija “Farah” do të shkarkojë 4238 ton melaminë në kalatën numër 2.

E ndërsa anija “Lady Ayfer” do të sjellë 2505 ton kripë importi në kalatën numër 1.

Nga ana tjetër, në kalatën numër 10, “Morgenstond I” do të shkarkojë 63 copë makineri.