ROMË, 11 maj 2013 –Shqiptarët kryesojnë në Itali për numrin e studentëve të huaj të regjistruar në vitin akademik 2011-2012.

66.398 studentë të huaj janë regjistruar në universitetet italiane, shumica e të cilëve jashtë BE-së.

Grupet më të mëdha të studentëve të huaj sipas kombësisë janë si vijon: shqiptarë (11.802), kinezë (6,161), kamerunas (2612), iranianë (2271) dhe peruanë (1929), shkruan portali “west-info.eu” në një njoftim të titulluar “Sallat italiane të leksioneve nuk tërheqin studentë ndërkombëtarë”.

Edhe pse kjo shifër është dyfishuar dekadën e kaluar, Italia ende mbetet prapa vendeve të tjera të mëdha të BE-së.

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë tre te katër herë sa më shumë studentë të huaj, për shembull.

Kjo është një shenjë e qartë se, në garën për të tërhequr talentet më të mira ndërkombëtare, Italia nuk është në gjendje të konkurrojë me vende të tjera të ngjashme, thotë portali “west-info.eu”.

Kjo situatë është theksuar në një raport nga EMN Italy, sponsorizuar nga Rrjeti Evropian i Migracionit. 

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/