Molla e ka titullin e pemës më të shëndetshme, ndërsa spinaqi të perimes më të shëndetshme. Në krahasim me to, selinoja është goxha e lënë anash. Pasi që t'i lexoni arsyet, për shkak të së cilave është e mirë për shëndetin, ka gjasa që të bëhet perimja juaj e preferuar
1. E rregullon peshën
Një selino e madhe i ka vetëm 10 kalori. Për këtë arsye është mirë që ta përdorni në sallata dhe supa.
2. Ndihmon në rastet e inflamacionit
Nëse keni inflamacion të mushkërive, astmës ose akne, konsumoni më shumë selino për trajtim të proceseve të inflamacionit.
3. Selinoja qetëson
Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.
4. E rregullon vlerën e acideve në organizëm
Selinoja ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth.
5. Ndihmon tretjen
Përqindja e lartë e ujit bën që selinoja të jetë e mirë për tretjen. Kjo përqindje e lartë e ujit në kombinim me fibrat ndihmon edhe në rregullimin e jashtëqitjes.
6. Përmban kripëra të mira
Kripa në selino është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.
7. Është e mirë për sy
Një selino përmban deri në 10 për qind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.
8. Selinoja e kontrollon kolesterolin e keq
Përbërësi i bimës, butilftalidi, i cili ia jep shijen specifike selinos, gjithashtu ndihmon edhe në redukton e sasisë së kolesterolit të keq.
9. E ul shtypjen e gjakut
Selinoja e papërpunuar, është dëshmuar shkencërisht, e ul shtypjen e gjakut.
10. Vepron si afrodiziak
Një gjë e tillë nuk është e imagjinuar. Është dëshmuar që selinoja ka përbërës që e nxisin emocionimin seksual, shkruan Kosova Sot.
11. Ndihmon në rast të kancerit
Shumë studime kanë zbuluar që selinoja e ndal rritjen e qelizave malinje, veçanërisht të qelizave të kancerit të pankreasit. Studime të tjera pohojnë se e parandalon formimin e qelizave të kancerit të gjirit.





