Pesë vjet pas tragjedisë së Port Said, erdhi dhe vendimi i formës së prerë nga gjykata. Në fillim të shkurtit 2012, në përfundim të ndeshjes së kampionatit egjiptian mes Al Ahly dhe Al Masry, 74 persona mbetën të vdekur në përballjet që shpërthyen në stadiumin e qytetit që ndodhet pranë kanalit të Suezit. Ishte një sulm brutal me masakrën që menjëherë mori sfond politik.

Mëngjesin e së hënës Gjykata Egjiptiane e Kasacionit, dha dënimin përfundimtar me vdekje për 11 nga autorët e krimeve. Dhjetë nga personat në fjalë janë në burg, ndërsa njëri mbetet në kërkim. 40 persona të tjerë u dënua me burg me dënime prej 15, 10 apo 5 vjetësh. Mbyllet në këtë mënyrë me të tjera humbje jete një tragjedi e madhe që tronditi futbollin egjiptian, që ende nuk e ka marrë veten.

Prej vitesh tanimë i gjithë kampionati luhet me dyer të mbyllura, pasi ekziston frika e incidenteve të tjera me pasionin për futbollin, që mund të përdoret për qëllime politike. Sipas dëshmive dhe rindërtimit të ngjarjeve të 5 viteve më parë, policia nuk bëri asgjë për të ndaluar të vetëquajturit tifozë të Al Masry, pasi tifozët e Al Ahly ishin rreshtuar publikisht kundër qeverisë së asaj kohe dhe kishin marrë pjesë në protestat në sheshin "Tahir" para revolucionit egjipitan.