- “Fermat malore” është tema për vitin 2014 në Ditën Ndërkombëtare të Maleve. Duke mbuluar rreth 27 për qind të tokës, malet luajnë rol vendimtar në lëvizjen e botës drejtë rritjes së qëndrueshme ekonomike.
11 dhjetor 2014 – Ato jo vetëm që sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milion njerëzve në male nëpër botë, por në mënyrë indirekte përfitojnë miliarda më shumë që jetojnë në zona urbane.
Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër, energji dhe ushqim- burime që do të jenë gjithnjë e më të pakta në dekadat e ardhshme.
Sidoqoftë, malet gjithashtu kanë shkallë të lartë të varfërisë, dhe janë jashtëzakonisht të prekshme nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimet, degradimet e tokës dhe fatkeqësitë natyrore.
Mbetet sfidë, identifikimi i mundësive të reja dhe të duhura që mund të sjellin përfitime të dyja, komuniteteve malore dhe atyre në ultësira dhe që mund të çrrënjosnin varfërinë pa kontribuar në degradimin e ekosistemeve të brishta, malore.
Këtë vit festimet e kësaj ditë kanë për qëllim të fokusohen në fermat malore. Këtu kemi mundësinë të rrisim ndërgjegjësimin rreth asaj se sa agrikultura malore, e cila është kryesisht në fermat familjare, ka qenë model për qëndrueshmërinë e zhvillimit për shekuj.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e kishte vendosur që 11 dhjetori të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Maleve, dhe inkurajon komunitetin ndërkombëtar të organizojë ngjarje të gjitha niveleve në këtë ditë për të theksuar rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm në maleve.





