Revista gjermane “11 Freunde” i ka kushtuar një reportazh futbollit shqiptar, duke marrë si pikë reference pikërisht derbin e Tiranës. Një reportazh aspak i zakontë, që lidh atmosferën e derbit me gjithë problemet e Shqipërisë, të transmetuara mjaft qartë dhe në sport. Mafia, korrupsioni, mungesa e transparencës : të gjitha probleme të pranishme në të gjitha sferat e jetës. Në shkrim nënvizohet edhe prania e 20 mijë bunkerëve në të gjithë Shqipërinë të mbetur që nga koha e komunizmit. Teksa futej në brendësi të derbit, “11 Freunde”nuk kursente asnjë të sharë të dëgjuar, asnjë histori të treguar dhe asnjë shenjë urrejtjeje të shfaqur. Tirana-Partizani është i nxehtë, të gjithë e dinë këtë. Nuk harrohej të përmendej dhe prania e shumë reklamave të mëdha në rrugë, si ajo e "Telekom" me futbollistët e Bayernit.
11 Freunde : Futbolli në vendin e bunkerëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shiu ia lë vendin diellit, por ulen ndjeshëm temperaturat! Ja parashikimi i motit për sot
Whoopi Goldberg flet pasi i doli emri në dosjet e Epstein
Parlamenti rus i jep FSB-së fuqinë për të bllokuar telefonat celularë dhe aksesin në internet
Tre shenja që të tregojnë të vërtetën edhe kur dhemb!





