Shqipëria mbylli tremujorin e fundit të vitit 2025 me një bilanc demografik pozitiv, por me sinjale shqetesuese te numrit te lindjeve .
Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, në vend janë regjistruar 668 lindje më shumë se vdekje, duke e mbajtur shtesën natyrore të popullsisë në territor pozitiv.
Por kjo jo për shkak të rritjes së lindjeve, përkundrazi, prej tkurrjes sw vdekjeve.
Në periudhën tetor-dhjetor 2025 u regjistruan 5.373 lindje, 232 më pak se e njëjta periudhë në 2024-ën. Ndërkohë, sipas INSTAT për të njëtjën periudhë u shënuan 4.705 vdekje.
Nga 12 qarqe, vetëm 7 prej tyre kanë shtesë natyrore pozitive, ndërsa 5 të tjerë shënojnë humbje neto të popullsisë. Tirana del sërish lokomotivë demografike, me 1.547 lindje më shumë se vdekje, duke mbajtur mbi supe peshën kryesore të shtesës natyrore të gjithë vendit. Në skajin tjetër qëndron Fieri, ku janë regjistruar 120 vdekje më shumë se lindje, duke e futur qarkun në bilanc negativ.
Pamja është edhe më e zymtë kur shihet shpërndarja e lindjeve. Vetëm një qark ka shënuar rritje të lindjeve krahasuar me fundin e vitit 2024, ndërsa 11 te tjera janë në rënie.
Tirana kryeson me 2.589 lindje, ndërsa Gjirokastra mbyll listën me vetëm 70 foshnja të lindura në tremujor
Sa i perket vdekjeve Kukësi regjistron numrin më të ulët me 81, ndërsa Tirana ka shifrën më të lartë absolute, 1.042 vdekje, për shkak të peshës së popullsisë.
Qarku i Korçës shënon rënien më të theksuar të numrit të vdekjeve, dueke shënuar më 231 humbje jete më pak.





