5 qershor 2015 – Në kulmin e fushatës elektorale, në 11 qershor në Tiranë do të organizohet për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër marshimi i pederastëve, lesbikeve, transeksualëve etj. i quajtur “Tirana Pride 2015”. Para marshimit do të organizohet një ekzpozitë, ku OJF të ndryshme, që kanë në fokusin e tyre problematikën LGBT, do të mund të ekspozojnë materialet e veta.

Tema e këtij edicioni të dytë të Paradës Gay do të jetë: ‘Vota LGBT Vlen’.  Me anë të këtij marshimi kërkohet të bëhet presion pozitiv mbi kandidatët për kryetar bashkie, që të kenë parasysh të drejtat e komunitetit LGBT. Organizatorët e “Tirana Pride 2015” kanë ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet deputetë, ministra, diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë dhe 6 kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës përkatësisht zotërinjtë, Muslia, Tafaj, Veliaj, Kosova,Bojaxhi dhe Guri. Normalisht në drejtim të problematikës LGBT, kandidati Erion Veliaj është i privilegjuar për shkak të përvojës së tij personale si ministër i Mirëqenies Sociale, Ministri kjo e linjës, që ndër të tjera trajton edhe problematikën e komunitetit LGBT.

/Gjergj Thanasi agjencia e lajmeve “Dyrrah”/