Mbetet në shifra konstante bilanci ditor në Itali nga pandemia e koronavirusit.

Në 24 orë, Emergjencat Civile raportojnë se 71 persona të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa të infektuarit e rinj janë mbi 321. Lajmi i mirë është se në 11 rajone të vendit nuk ka pasur asnjë viktimë në ditën e fundit,

Përmirësimi i situatës ka bërë që autoritetet të hapin kufijtë për të shpëtuar dhe sezonin turistik, i cili konsiderohet si kyç për ekonominë vendase.

Deri në këto momente në Itali kanë humbur jetën 33,601 persona ndërsa të infektuarit janë 233,826.