DURRËS, 7 tetor 2014 – Disa media siriane kanë publikuar disa nga rregullat e ISIS-it për gazetarët që ndjekin "aktivitetet" e tyre. Janë 11 rregulla strikte, të cilat detyrimisht duhet të zbatohen nga të gjithë korrespondentët dhe reporterët e mediave. 

1.Korrespondentët duhet të betohen për aleancën e tyre me Kalifin, Abu Bakr al-Baghdadi. 

2. Puna e tyre do të jetë nën mbikëqyrjen ekskluzive të zyrës për media të ISIS-it. 

3. Gazetarët mund të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, si Reuters, AFP, dhe AP, por duhet të mos bashkëpunojnë me mediat lokale dhe televizionet lokale. Janë të ndaluar të botojnë ndonjë material ekskluziv në këto media. 

4. Gazetarët janë të ndaluar të punojnë në mediat që janë armike të islamit si Al Jazeera, Orient. 

5. Të gjitha publikimet duhet të kenë foto dhe emër të gazetarit. 

6. U ndalohet gazetarëve të publikojnë diçka, pa cituar zyrën për media të ISIS-it. 

7. Gazetarët mund të kenë llogari nëpër rrjetet sociale, por ato duhet t'i dijë edhe zyra për media e ISIS-it. 

8. Gazetarët duhet të kenë leje për të filmuar territoret e ISIS-it. 

9. Zyra për media e ISIS-it duhet të mbikqyrë punën e të gjithë gazetarëve. 

10. Rregullat nuk janë përfundimtare, mund të ndryshojnë sipas rrethanave. 

11. Asnjë gazetar nuk mund të punojë pa u akredituar nga zyra për media e ISIS-it. 

/BalkanWeb/