11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.