Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur, si pasojë e Tajfunit Lionrock që goditi Japoninë të martën.

Cikloni preku rajonin Tohoku, në veriperëndim të vendit. Policia japoneze lajmëroi se 9 prej viktimave janë të moshuar, pjesë e një azili, ndërsa 2 të tjerë u gjetën pranë një lumi.

Sipas autoriteteve, më shumë se 400 mijë persona në veri të vendit janë lajmëruar të largohen nga zona, pasi rrezikohen nga rrëshqitjet e dheut, ndërsa rreth 350 të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi 3 lumenj dolën nga shtrati.

Tajfuni Lionrock shkaktoi erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm që arritën deri në 300 mm, për pasojë të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me trena u anuluan deri në përmirësimin e situatës.

Rajoni i Lwates, një prej më të goditurve nga cikloni, është ende në rindërtim pas tërmetit të fuqishëm dhe cunamit të vitit 2011.