Të gjithë e dimë se të ngrënit e frutave dhe perimeve luan një rol jetësor për shëndetin tonë, por gjithashtu ndikon edhe në pamjen e jashtme të lëkurës. Në listën e mëposhtme ju sjellim 11 ushqime që ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të keni lëkurë të shkëlqyeshme.
Boronicat
Boronicat kanë veti të shumta ushqyese në krahasim me përmasat e tyre. Ato janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe të pasura me vitamin A dhe C, që po t’ia shtoni dietës suaj, do t’ju bëjnë shumë mirë për lëkurën.
Mollët
Për lëkurë të re konsumoni mollë, sidomos ato të kuqet që përmbajnë sasinë më të lartë të kolagjenit, që i jep elasticitet lëkurës.
Shalqini
Një nga frutat më të përdorura në verë është shalqini. I ëmbël dhe freskues, i përbërë nga 90% ujë, ai ju ndihmon ta mbani lëkurën e hidratuar nga brenda-jashtë.
Bananet
Bananet janë një nga burimet më të pasura të potasiumit, një mineral jetësor për ta mbajtur lëkurën e butë. Lëkura e thatë në fakt mund të tregojë që keni mungesë potasiumi, kështu që futeni bananen në dietën tuaj të përditshme.
Ananasi
Ananasi është përdorur në kultura të ndryshme prej vitesh si një bimë mjekësore. Ai përmban enzimën e quajtur bromelainë që lufton inflamacionin dhe enjtjen.
Luleshtrydhet
Kush mund t’i rezistojë një tasi me luleshtrydhe? Nëse e konsumoni këtë frut të mrekullueshëm lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse. Ato janë të pasura me acid ellagic, që ju mbron nga rrezet e dëmshme ultraviolet dhe mbron gjithashtu lëkurën nga rrudhat.
Papaja
Është një frut i pasur me vitamin A dhe enzima që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura nga lëkura.
Kivi
Është frut që përmban më shumë vitamin C, përbërësi kryesor për një lëkurë të shkëlqyeshme.
Shega
Ashtu si boronicat, edhe shegët kanë marrë titullin e super ushqimit. Ato përmbajnë element të fuqishëm kundra plakjes që stimulojnë rigjenerimin e qelizave të lëkurës.
Qershitë
Qershitë përveçse të shijshme, përmbajnë një sasi më të lartë antioksidantësh se çdo frut tjetër, duke ju ndihmuar të luftoni radikalet e lira dhe të ngadalësoni procesin e plakjes së lëkurës.
Patatet
Për të hequr qafe njollat e errëta merrni një fetë e patateje dhe vendoseni atë nën sqetull për rreth 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët dhe do të shikoni që njollat do të jenë zhdukur. Patatja ka veti të buta acide që veprojnë si zbardhues të shkëlqyer natyral.
Burimi: Bright Side
Përshati: R.O.