Kompanitë në të gjithë botën kanë filluar luftën e rekrutimeve pas një viti të mbushur me pasiguri politike dhe trazira.

Në vitin e shkuar, Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian, Donald Trump u shpall Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe populizmi përshkroi të gjithë Europën. Kjo ka rritur ndjesinë e pasigurisë te kompanitë, të cilat kanë mbajtur pezull planet për zgjerim.

Dalja e Britanisë nga BE-ja bëri që kompanitë në Londër dhe Skoci të punësonin me një ritëm më të ngadaltë se sa në qytetet e tjera të botës.

Sipas anketës më të fundit ManpowerGroup për perspektivën e punësimit publikuar këtë muaj, 39 kompani nga 43 të anketuara thanë se ishin në pritje që të rrisnin stafin e tyre.

Hidhni një sy në 11 vendet me më shumë kompani në kërkim të zgjerimit të forcës punëtore:

11. Zelanda e Re – Është në krye të renditjes për cilësinë e jetës.

10. Guatemala – Ekonomia dominohet nga sektori privat, i cili gjeneron rreth 85% të PBB-së, dhe kompanitë janë duke kërkuar zgjerim të forcës punëtore.

9. Bullgaria – Vendi ka përjetuar rritje të shpejtë ekonomike në vitet e fundit dhe kompanitë në sektorë të ndryshëm janë në kërkim të profesionistëve.

8. Hong Kongu – Mund të jetë një nga vendet me kosto më të lartë jetese, por është qendër financiare për Azinë.

7. Rumania – Kostoja e jetesës është shumë e ulët dhe pagat janë relativisht të ulëta, por po bëhet pikë referimi për vendet që kërkojnë të shpërngulen në Europë.

6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Tani që zgjedhjet kanë përfunduar, kompanitë në SHBA po kërkojnë të punësojnë me shpejtësi.

5. Hungaria – Vendi ka kosto të ulët jetese dhe ka një treg pune të gjallë.

4. India – Një ndër vendet me rritje më të shpejtë në botë, India vazhdon të punësojë fuqi punëtore në një varg sektorësh, që nga shërbimet profesionale deri te prodhimi.

3. Sllovenia – Ndërkohë që Europa Perëndimore po punëson gjithnjë e më pak se pjesa tjetër e rajonit, në Europën Lindore, kompanitë po kërkojnë të zgjerohen në fusha të tilla siç është teknologjia.

2. Japonia – Renditet ndër vendet me nivel të lartë të besimit për punësimit tek bizneset, falë edhe kulturës së korporatave në qytete si Tokio.

1. Tajvani – Shikohet si një ndër vendet më të mira në botë për ata që duan të punojnë jashtë dhe dëshirojnë që të rriten në karrierë.

/Monitor/