Ambasadorja e SHBA-venë Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Diplomatja thekson se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë.
“Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”.





