Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku një vajzë e mitur me inicialet L.M., i ka dhënë fund jetës për arsye që nuk dihen ende.
Kanë qenë vëllai i 11-vjeçares që e ka gjetur atë të vetëvarur brenda banesës dhe më pas familjarët e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Fatkeqësisht mjekët e spitalit të Vlorës nuk kanë mundur t’i vijnë në ndihmë të miturës, pasi ajo kishte ndërruar jetë.
Pritet që trupi i 11-vjeçares t’i nënshtrohet tashmë ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes. Polica e Vlorës po heton për ngjarjen në fjalë.





