SHBA, 22 mars 2013 – Një vajzë 11 vjeçare nga Huston, Texas, solli në jetë fëmijën e saj, fryt i përdhunimit të vazhdueshëm që i bëhej të miturës nga i dashuri i nënës së saj, 21 vjeçar Deandre Devon Davis-Williams.

Davis-Williams abuzonte çdo ditë seksualisht me të miturën, sapo kjo e fundit vinte nga shkolla. Abuzimi seksual ka ndodhur për rreth 1 vit dhe bëhej gjithnjë kur nëna e vajzës nuk ishte në shtëpi.

Rritja e çuditshme e barkut të vajzës ngjalli dyshime të shumta te stafi i shkollës që frekuentonte vajza dhe pas vizitës në spital u zbulua se kjo e fundit ishte shtatzënë. Nuk është bërë e ditur ende seksi i bebes së porsalindur, por burime nga spitali i Hustonit bëjnë të ditur se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë Deandre Devon Davis-Williams është arrestuar nga policia dhe ka dalë parë gjykatës i akuzuar për veprën penale të abuzimit seksual me të mitur. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/