21 janar 2015 –  Frikkie Von Soms prej 11 vitesh ka rritur një luan si kafshë shtëpiake. Ngjarja e pazakonte vjen nga Afrika. 69 – vjeçari e mori luanin që kur ishte këlysh. Daily Mail thotë se ky burrë, tani nuk mund të ndahet dot nga shoku i tij Zion.

Gjatë shëtitjeve me kafshën e zbutur është i detyruar të mos i mbajë këpucët veshur, sepse zhurma e tyre e shqetëson luanin. Frikkie tregon se Zion e plotëson atë dhe se nuk do të gjejë kurrë mik më të mirë se ai. Njerëzit flasin për luanët, se ata janë thjesht kafshë, por ata kanë personalitet, humor dhe qeshin njësoj si njerëzit, është shprehur 69-vjeçari afrikan. Ata ndajnë sëbashku çdo gjë, madje edhe të njëjtin krevat.