Në Tiranë është parashikuar të ndërtohen parkingje nëntokësore në 11 zona. Një ndër zonat e parashikuara është dhe te parku “Rinia”, çka ka sjellë dhe reagimin e shoqërisë civile dhe të ambientalistëve, të cilët e kundërshtojnë këtë, pasi do të dëmtohen dhe ato pak hapësira të gjelbra që ka kryeqyteti. Nga ana e saj, bashkia e Tiranës premton se nuk do të ketë asnjë prerje pemësh.

Ja 11 zonat:

1. Ish-stacioni i trenit

2. Blloku i banimit pas ish-“Kafe Florës” (Rruga e Durrësit- rruga “Mine Peza’)

3. Lulishtja pas Pallatit të Kulturës

4. Sheshi “Avni Rustemi”

5. Parku Rinia

6. Sheshi te “Vëllezërit Frashëri” pranë kullave binjake

7. Lulishtja pas Kryeministrisë

8. Lulishtja te monumenti i diktaturës (Bunkeri, busti Ismail Qemali)

9. Hapësira në lindje të stadiumit “Qemal Stafa”

10. Sheshi Italia

11. Lulishtja mes Bankës dhe Muzeut Kombëtar