Më 28 Nëntor, në ditën që shënon 111-vjetorin shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet Parada Kuq e Zi 2023.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet 3D si do të zhvillohet parada, teksa shkruan se ideja ka ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë.