Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përcolli sot një mesazh me rastin e 112-vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai theksoi se janë 112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.

“112 vjet nga dita e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gurthemel i shtet-formimit.

112 vite krenari, përkushtim dhe sakrificë në shërbim të atdheut, simbol i qëndresës dhe sigurisë kombëtare.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ushtarakët që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit!”, shkruan Vengu.