Mëngjesin e sotëm janë sekuestruar 113 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar. Droga u bllokua në zonën pyjore të Leptokarias në Igumenicë.
Janë arrestuar tre shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31 vjeç, të cilët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kg kanabis. Pakot e kanabisit ishin të koduara me letra bixhozi.
Ndërkohë që bashkë me tre të arrestuarit kanë qenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.





