Më 14 prill 1912, anija luksoze britanike “Titanik” u përplas me një ajsberg dhe u mbyt në Oqeanin Atlantik, pranë brigjeve të Newfoundland në Kanada. Tragjedia ndodhi gjatë udhëtimit të saj të parë nga Southampton drejt Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e mbi 1,500 personave. Vetëm rreth 700 arritën të mbijetojnë.
Shkaqet e mbytjes ishin të shumta. Anija lundronte me shpejtësi të lartë, ndërsa paralajmërimet për ajsbergë nuk u morën seriozisht. Çarja e krijuar nga përplasja ishte rreth 91 metra, duke lejuar që uji të fuste shpejt në anije. Mungesa e varkave të mjaftueshme për shpëtim ishte fatale – mjaftonin vetëm për një të tretën e pasagjerëve.
Përparësi në evakuim iu dha pasagjerëve të klasës së parë, ndërsa shumë të tjerë mbetën pas.
Sipas historianëve, përplasja me ajsbergun u ndikua edhe nga kushtet e pazakonta klimatike në atë kohë. Shkrirja e shtuar e akullnajave në Groenlandë për shkak të motit të ngrohtë në Arktik bëri që më shumë ajsbergë të arrinin në jugun e Atlantikut – një dukuri e rrallë.
Sot, 113 vjet më pas, mbytja e Titanikut mbetet simbol i tragjedisë detare më të madhe në histori dhe një kujtesë për rëndësinë e sigurisë në transportin detar.