Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale me rastin e 113-vjetorit të Policisë së Shtetit.
Përmes një mesazhi urimi, Rama vlerësoi rolin dhe përkushtimin e këtij institucioni në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
“Edhe me 113 vjet Policia e Shtetit, në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri në postimin e tij.





