Një shtetas shqiptar dhe një kosovar janë arrestuar nga policia italiane pasi gjatë një kontrolli iu janë gjetur 114 mijë euro të padeklaruara.

Emrat e dy të arrestuarve nuk bëhen me dije por mediat italiane shkruajnë se lekët ishin fshehur në bagazhin e makinës në tentativë për t’i nxjerrë nga Italia.

Autoritetet italianë kanë sekuestruar shumën e gjetur ndërsa kanë nisur hetimet për burimin e lekëve. Dy shqiptarët kanë kërkuar që të paguajnë direkt masën e gjobit e përcaktuar sipas ligjit.