FC Bayern Munich ka 46 vite që mban rekordin në Bundesliga. 101 gola në një sezon nuk e ka bërë asnjë ekip që prej atij sezoni. Por ky mund të jetë viti që Borussia Dortmund mund ta thyejë. 

27 gola në tetë ndeshje të kampionatit, 3,4 gola për ndeshje. 

Fabrika e golave që ka krijuar Lucien Favre, nëse do të vazhdonte me këtë ritëm, do ta mbyllte sezonin me 114,75 gola. 

Tre arsyet që favorizojnë BVB janë këto: 
Paco Alcacer (25/7 gola) shënon çdo 18 minuta në kampionat. 
Jadon Sancho (18) përfshihet çdo 34 minuta në një gol të ekipit. 
Marco Reus (29) ai përfshihet çdo 62 minuta. 

27 golat Borussia-s janë shënuar nga 14 lojtarë të ndryshëm, askush si ekipi kryesues i kampionatit. 
Borussia nuk është e varur nga vetëm një lojtar, siç ka qenë gjatë periudhës së Lewandowski-t apo Aubameyang.