Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3975 testime per persona te dyshuar me koronavirus dhe kanë rezultuar pozitivë 1153 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetaë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021)

  • Raste të reja ditore         1153
  • Të shëruar në 24 orë      928
  • Të shtruar në spitale      606
  • Humbje jete në 24 orë   17
  • Testime ditore                3975
  • Testime totale           436,477
  • Raste pozitive            99,062
  • Raste të shëruara        62,533
  • Raste Aktive               34,876
  • Humbje jete                1,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë     21256
  • Fier          2883
  • Durrës    1804
  • Vlorë      1771
  • Shkodër  1440
  • Elbasan           1086
  • Korçë      1000
  • Lezhë      999
  • Berat               974
  • Gjirokastër 903
  • Kukës      399
  • Dibër       361