Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për të mundësuar kalimin e masës së përfitimit financiar sipas paketave nr.1, iu bën thirrje të gjithë individëve të përfshirë sipas listës më poshtë, të cilët për shkak të plotësimit të pasaktë të të dhënave të tyre bankare, nuk kanë marrë masën e caktuar të përfitimit, që menjëherë të verifikojnë të dhënat e tyre. Po ashtu të plotësojnë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare, sipas linkut:

https://docs.google.com/forms/d/1H5YRYjuCkqNndoRyaPLhA4Dp3xGNgiBW9VSxIkg32Cw/viewform?edit_requested=true

Plotësimi sa më parë i të dhënave sipas Formularit të mësipërm dhe dorëzimi i tij, do të mundësojë kalimin në mënyrë automatike të masës së përfitimit në llogarinë e secilit individ përfitues.