11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja thotë se 7020 janë pjesë e kontratës me kompaninë Pfizer, ndërkohë, 4680 doza kanë mbërritur si mbështetje e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa janë konfirmuar  51 raste të reja me COVID-19.

11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë…

Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, May 4, 2021