Vazhdon të shfaqet shqetësuese situata e pandemisë në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjsitruar 11705 të infektuar më shumë e 69 viktima nga koronavirusi.
Në rritje ditë pas ditë shënohet numri i personave aktivë të infektuar, nga 146 541 teste të kryera janë konfirmuar 126 237.
Të infektuar që po kurohen në struktura spitalore janë aktualisht 7131, ndersa në repartet e terapisë intesive janë shtruar 750 pacientë.
Janë regjistruar 2334 pacientë të shëruar më shumë e nurmi i përgjithsëm i tyre që nga nisja e pandemisë deri më sto ka arritur më 251 461.
Numri i viktimave Covid në Itali është deri më sot 36543 e i të infektuarve 414 241. Rajoni i Lombardisë mbetet më problematiku me 2975 e 21 viktima Covid.
Po ashtu prepopukuese shfaqet situat në rajonin e Kampanias me 1376 të infektuar në 24 orë. dhe rajoni i Piemontes me 1123 të infektuar e Lazio me 1198.