Gjykata e Tiranës vendosi të lerë në arrest shtëpie dy agjentët doganorë të portit të Durrësit Lavdosh Zerba dhe Julian Merhori, si edhe punonjësin e AKU-së, Bujar Qyrku.
Ata u arrestuan më 7 janar, pas hetimeve që po kryhen për rastin e trafikut të 119 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në 30 dhjetor në një magazinë në Tiranë.
Kokaina e cila ishte e fshehur në 7 arka bananesh në një kontejner i ardhur nga Ekuadori, nuk u konstatua gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit, duke ngritur dyshime për mos ndjekjen e procedurës standarde të kontrollit.





