12 nga 16 emigrantët e mbërritur në vendin tonë një ditë më parë me anijen Libra, në kuadër të marrëveshjes me Italinë kanë shkuar në Gjadër, aty ku edhe do të strehohen.
Ata përfunduan procedurat në qendrën pritëse në Shëngjin dhe janë dërguar drejt Gjadrit atje pas orës 23:00 të së mërkurës.
Emigrantët mbërritën në Portin e Shëngjinit pak para orës 8 të mëngjesit dhe qëndruan në anije për më shumë se 1 orë, ku më pas zbriten për t’u drejtuar qendrës pritëse për kontrollet shëndetësore.
Gjatë këtyre kontrolleve, dy prej tyre rezultuan me probleme të rënda shëndetësore, e ndërsa në plotësimin e formularit për azil, dy të tjerë rezultuan minorenë, duke sjellë që të 4 emigrantët të kthehen sërish drejt Italisë.