12 emigrantët që ndodheshin prej dy ditësh në kampin e Gjadrit janë nisur me anije drejt Italisë.
Këta të fundit kanë qëndruar vetëm 48 orë në Shqipëri, në qendrën e pritjes në Shëngjin dhe kampin e Gjadrit.
Anija “Guardia Costiera” është nisur nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë, ndërsa ka zgjatur një orë ankorimi i saj.
Mësohet se nuk do te ketë ndalesë në portin e Vlorës dhe anija do zbarkojë në Bari të Italisë.
Nga kampi i Gjadrit deri në portin e Shëngjiniit, emigrantët janë shoqëruar nga policia shqiptare dhe forca të Guardia di Finanza. Tanimë ata do të strehohen në një kamp tjetër në Itali në pritje të përgjigjes për kërkesat e azilit.
I gjithë procesi po monitorohet nga autoritetet italiane. Ky vendim për largimin e tyre nga Shqipëria u mor nga Gjykata e Romës, që përcakton si vende të sigurta ose jo shtetet e origjinës prej nga vijnë emigrantët.