Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka lënë në burg avokatin Lavdosh Shehu.

Shehu është arrestuar pasi i kërkonte 12 mijë euro familjes së një shqiptari të burgosur në Itali, në mënyrë që ai të ekstradohej dhe të vuante dënimin në Shqipëri.

Nëpërmjet avokatit të tij, Lavdosh Shehu ka bërë ankimim dhe ka kërkuar të dilte nga qelia kundrejt garancisë pasurore, pasi sipas tij, nuk kishte kryer asnjë shkelje.