Nga më i gjati te më i shkurtri, nga gjokset më të mëdha artificiale dhe natyrale, e deri te beli më i hollë, ju sjellim një listë me 12 njerëz që ndoshta s’do ta besonit që ekzistonin.

Ms Myra e ka të vështirë të gjejë recipetat për përmasën e saj. Shtetasja gjermane ka gjoksin më të madh artificial në botë; 32Z. Njëri gjoks i saj peshon 9 kilogramë dhe në brendësi ka 9 litra salinë, por ajo nuk është e kënaqur dhe kërkon t’i zmadhojë edhe më.

Annie Hawkins-Turner ka një gjoks 48V dhe të gjithin të falur nga natyra; asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Për shkak të përmasave, Annie thotë se shpesh është objekt ngacmimesh nga të panjohurit në rrugë.

Kim Goodman ka një talent krejt origjinal; zgurdullimin e syve. I gjithë ky “talent” i lindi pasi u godit në kokë nga një shkop hokeji.

Valery Smagliy ka qerpikë të tillë që do t’i kishte zili edhe femra më e bukur në botë. Gjatësia e tyre shkon deri në 7 centimetra.

Jason Barnum ka një pamje të frikshme. Ai ka bërë tatuazh duke mbushur me bojë syrin e tij të djathtë. Aktualisht është duke vuajtur një dënim prej 22 vitesh burg pas një grabitje të armatosur, ku qëlloi edhe një oficer policie.

Muhibija Buljubasic, këtij njeriu nuk i humbasin kurrë çelësat. Boshnjaku ka një forcë magnetike të lindur, në trupin e tij mund të qëndrojnë pa problem sendet metalike, por edhe disa pajisje plastike.

Yu Zhenhuan, njeriu majmun – me 96 përqind të trupit të mbuluar nga qimet, kinezi është zyrtarisht njeriu më leshator në botë. Thotë se nuk ka brisk që e merr përsipër.

Maria Jose Cristerna ose ndryshe zonjusha Vampir, nga Meksika, ka shndërruar veten në një “personazh” djallëzor. Ka vendosur dy copa metali nën lëkurën e kafkës së kokës për të krijuar përshtypjen e brirëve, ka bërë qindra tatuazhe në fytyrë dhe trup. Ky është pasioni i saj, sa i përket profesionit ajo është një avokate e devotshme kundër dhunës në familje.

Michelle Koebke, ëndërronte të kishte belin me të hollë në botë. Vendosi korsetë dhe nga 63.5 centimetër bel, kaloi në 53 centimetër, ndërsa po të vërë korsenë, beli i saj ngushtohet në 40 centimetër. Imagjinoni se ç’mund të ndodhë me organet e saj.

Wang Fang ka lindur me një çrregullim të rrallë; këmbët e saj janë të orientuara nga ana e kundërt; thembrat nga duhej të ishin gishtat dhe gishtat nga thembra. Megjithatë, gruaja kineze ka refuzuar që të regjistrohet në listën e personave me aftësi të kufizuara dhe punon si kamariere në një restorant me zë në qytetin Chongqing.

Vigani dhe shkurtabiqi – Njeriu më i gjatë në botë, Sultan dhe më i shkurtri, Chandra u takuan në vitin 2014 në Turqi. Turku Sultan Kosen është i gjatë 2 metra e 44 centimetër, ndërsa Chandra, që fatkeqësisht ndërroi jetë në muajin shtator, ishte vetëm 60 centimetra.

Carlos Rodriquez, njeriu më gjysmë-kokë, humbi pjesën më të madhe të kafkës së tij pas një aksidenti me makinën që po e drejtonte i dehur. Kur u arrestua për shfrytëzim prostitucioni, fotoja e publikuar nga autoritetet amerikane u përhap me shpejtësi në internet.