12 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa po argëtoheshin në një nga lojërat e shpejtësisë në një park. Për shkak të prishjes së frenave, ulja e personave nuk është bërë në mënyrë graduale dhe të shpejtë, por ka qenë një ulje me shpejtësi të madhe, e shoqëruar nga tmerri i të gjithë të pranishmëve.
Ngjarja ka ndodhur në një park lojërash në Spanjën qendrore.
Sipas dëshmitarëve, koshi ku ndodheshin dhjetëra persona nuk po ulej në mënyrë graduale dhe përplasja me tokën ishte mjaft e fortë. Personeli i parkut arriti t’u vinte menjëherë në ndihmë personave të bllokuar.
Për fat të mirë, asnjë nuk u plagos rëndë. Pjesa më e madhe e personave që ndodheshin në bordin e lojës së shpejtësisë patën kriza ankthi, për shkak të tmerrit të përjetuar.





