400 të prekur nga koronavirusi në Itali. Të dhënat janë bërë publike nga komisari për emergjencën, Anglo Borrelli, gjatë një konference për shtyp.

“Nuk kam informacione zyrtare mbi fëmijët e prekur, nuk di nga kanë dalë këto informacione. Kur të kemi do t’jua japim” tha Borrelli.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Ansa raporton se ka arritur në 12 numri i të vdekurve në Itali. Viktima e fundit është një 70-vjeçar nga Emilia Romagna, që vuante nga disa patologji të tjera. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, 6 janë të miturit që rezultojnë pozitivë ndaj koronavirusit në Lombardi.