Sot bëhen 12 vite nga ngjarja tragjike e 21 Janarit 2011, kur 4 protestues humbën jetën asokohe gjatë protestave antiqeveritare.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë homazhe përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku humbën jetën protestuesit.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga familjarë të viktimave.

Nga protesta e 21 Janarit në vitin 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja. Në vitin 2021, ata u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” nga kryeministri Edi Rama.