Një djalë hebre u detyrua të ulet e të puthë këpucën e një bashkëmoshatari mysliman në shkollë, ose në të kundërt do të rrihej nga një grup prej nëntë vetash që e kishin rrethuar.

Ngjarja ka ndodhur te një park i qytetit të Melburnit, Australi. Të rinjtë i kanë shpëtuar deri tani masave disiplinore dhe është ende e paqarta se si ka shkuar situata deri tek ajo foto.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Një 5-vjeçar hebre, po në Melburn, tallej vazhdimisht nga shokët dhe quhej “krimb hebre”, “hebre i shpifur”, etj. Këto ngjarje të frikshme tregojnë se antisemitizmi jo vetëm nuk është zhdukur, por ekziston edhe te më të rinjtë.